Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka vënë theksin te bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Në grup, Rama diskutoi edhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit. Mësohet se Rama ka kërkuar angazhimin e deputetëve në takime me elektoratin.
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...








