Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama: “Reflektimi pas shuplakës nga studentët do të vazhdojë!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila zgjati mbi 3 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, kryeministri Rama është pyetur nga mediat për ndonjë lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar.
Ai tha se para se ta marrë një vendim të tillë, duhet të mendohet gjatë.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se protesta e studentëve i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë për të reflektuar dhe se qeveria do t’i përgjigjet me dinjitet shqetësimeve të studentëve.
Rama tha se ka akoma shumë për të bërë pasi prej gabimeve mësohet shumë dhe për këtë arsye ka shumë gjëra për të korrigjuar, por është proces pozitiv.

 “Protestat e studentëve i ka dhënë një shuplakë qeverisë. Ashtu siç kam thënë ashtu po bëjmë, protesta ka natyrën e vet. Reflektimi pas asaj shuplake do të vazhdojë.
Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk e them asnjëherë fjalën fundit të parën. Gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Di gjithmonë radhën e lëvizjeve. Ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjiteti shqetësimit të studentëve.
Ka shumë për të bërë, njerëzit meritojnë më shumë akoma, në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuara. Të mësojmë prej gabimeve e të shkojmë përpara.  E Kemi lexuar me shumë vëmendje dhe me shumë respekt mesazhin e protestës.”,
tha Rama.

Gjithashtu kreu i shtetit tha se në mbledhje kanë diskutuar për protestën, arsyet, faktorët, dobishmërinë e madhe të saj dhe domosdoshmërinë që ta mishërojnë siç duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste.

Shpërndaje
Share.

Komento