Skip to content
Politikë

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ Sula: Marrëveshja maxhorancë-opozitë fallco

· 1 min lexim

Ditën e sotme është mbledhur pas 5 muajsh Komisioni i Ligjeve me prani fizike të deputetëtve të parlamentit.

Në mbledhje morën pjesë edhe deputetët e Rithemelimit. Deputeti Dashnor Sula mori fjalën e tij në mbledhje dhe tha se marrëveshja opozitë-mazorancë është një marrëveshje fake dhe nuk mund të fshihet historia e dhunshme e këtyre pesë muajve.

Ai shtoi se kthimi i jetës parlamentare në normalitet është një normalitet i rremë.

“Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj dhe në 18 mars të vijmë këtu e të themi të fshijmë historinë, kur kanë ndodhur shumë gjëra shumë të rënda në cenimin e demokracisë për funksionimin e Parlamentit.

Do mundohem të bëj të qartë që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që vitin e kaluar, por mazhoranca me dhunë e kokëfortësi nuk e mundësoi.

Marrëveshja opozitë-mazhorancë është fake i pastër. Çfarë marrëveshje keni arritur? Atë që i takon opozitës me Rregullore? Opozita kërkoi komisionet. Mazhoranca bëri atë që nuk mund ta bënte dikush tjetër, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore”, tha Sula.