Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me raportin e publikuar nga BE për vendin tonë si dhe për ngjarjet që po ndodhin brenda Kuvendit të Shqipërisë.
Ai thekson se opozita dhe maxhornaca do duhet që të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket reformës elektorale.
“Objektivi ynë është të hapim grup kapitujt kryesor në fund të këtij viti. Hapja e procesit të negociatave do të ketë mundësi që Shqipëria të tregojë përparimin e reformave. Komisioni e njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë proces në reforma, duke përfshirë reformën në drejtësi. Ne njohim plotësisht rolin që Shqipëria ka luajtur në këshillin e sigurimit jo vetëm në përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë por, Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për integrimin në BE.
Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve. Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksoi Soreca për mediat.
Ambasadori i BE në Tiranë kërkoi dhe një herë që të vijohet puna me reformën në drejtësi, duke theksuar se duhen përpjekje të mëtejshme për një sistem efikas të drejtësisë.
“Vlerësojmë avancimin e procesit të vetingut dhe përfundimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për efikasitetin e sistemit të drejtësisë”, shtoi Luigi Soreca.