Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

09:31 08/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes së sotme, si dhe nesër deri në orën 15:00, rreth 51.3 milionë qytetarë italianë janë thirrur të votojnë për pesë referendume që prekin drejtpërdrejt legjislacionin e punës dhe çështjen e shtetësisë për emigrantët.

Katër nga pyetjet referendare lidhen me të drejtat dhe mbrojtjen e punonjësve, ndërsa e pesta prek mundësinë e reduktimit të periudhës së qëndrimit për emigrantët jo-BE që kërkojnë shtetësinë italiane,  nga dhjetë në pesë vjet.

Ja për çfarë votohen konkretisht:
1. Rikthimi në punë në rast pushimi të padrejtë – Propozohet që punëdhënësit të mos kufizohen vetëm në kompensim financiar, por të detyrohen të rikthejnë punonjësit në detyrë.

2. Kufizimi i kompensimit në firmat e vogla – Kërkohet heqja e tavanit maksimal prej gjashtë pagash në rast pushimi pa arsye në kompanitë me më pak se 15 punonjës.

3. Përcaktimi i detajuar i kushteve për kontratat afatshkurtra – Kërkohet më shumë qartësi për rolet dhe detyrat në kontratat deri në 12 muaj.

4. Përgjegjësia e kompanive në rast aksidentesh me palë të treta – Synohet që kompanitë të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për dëmet që ndodhin përmes nënkontraktorëve.

5. Reduktimi i kohës për aplikim për shtetësi italiane – Propozohet që emigrantët që punojnë në Itali të mund të aplikojnë pas pesë vitesh, në vend të dhjetë.

Në koalicionin qeverisës, Vëllezërit e Italisë, Lidhja dhe Forza Italia kanë rekomanduar abstenim, me qëllim që të mos arrihet kuorumi për vlefshmëri. Kryeministrja Giorgia Meloni votoi, por nuk tërhoqi fletët e votimit, si një formë demonstrative e qëndrimit të saj.

Nga ana tjetër, partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike, Lëvizja Pesë Yje dhe aleanca e Majtës Italiane me të Gjelbrit,  mbështesin një “Po” në të katër çështjet e punës.

Lidhur me referendumin për shtetësinë, Lëvizja Pesë Yje i ka lënë votuesit të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre.

Për të qenë të vlefshëm, referendumet duhet të kapërcejnë pragun e pjesëmarrjes prej 50% + 1 të votuesve.

Kjo është historikisht e vështirë, në 25 vitet e fundit, vetëm në vitin 2011 ky kuorum u arrit, kur qytetarët votuan për ruajtjen e natyrës publike të ujit dhe kundër energjisë bërthamore.

Përballë temperaturave të larta dhe interesit të ulët, opozita e qendrës së majtë ka vendosur si objektiv minimal që të dalin në votime të paktën 12.5 milionë qytetarë, shifra që përfaqëson bazën elektorale të koalicionit konservator në zgjedhjet parlamentare të 2022-shit.

Sidoqoftë, burime nga kabineti i Melonit theksojnë se pjesëmarrja në referendum nuk mund të krahasohet me zgjedhjet parlamentare, pasi karakteri i tyre është ndryshe dhe angazhimi i qytetarëve më selektiv.

Etiketa: Votimet itali

Të tjera

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi
Aktualitet

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke treguar mungesë të theksuar stabiliteti...

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet që goditën fshatrat e Sukthit dhe detyruan evakuimin e banorëve kanë vënë nën hetim të drejtpërdrejtë Bashkia Durrës. Prokuroria...

12:51 05/02/2026
Para
Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

12:51 05/02/2026
U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

12:25 05/02/2026
Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

11:48 05/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.