Skip to content
Politikë

Mbi 2 orë në SPAK, Kryemadhi zbulon se për çfarë dëshmoi

· 2 min lexim

Ditën e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK  ku  ka dëshmur për rreth 2 orë.  Më pas në një deklaratë për gazetarët Kryemadhi u shpreh se ka  dëshmuar në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe faktet e reja në lidhje me aferën.  Gjithashtu deklaroi se do të vijojë të dorëzojë dokumente të tjera sa i përket rihapjes së venddepozitimit të ri në Sharrë.

“Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin. Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton. Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë.  E di që është një punë e gjatë dhe e vështirë dhe kërkon angazhim dhe seriozitet, di edhe ndërhyrjet e mëdhaja nga qeveria dhe institucione të ndryshme, janë pagesa të mëdhaja për një komopani offshore, që nuk e dimë nga vjen. Momentet e fundit janë duke ardhur. Drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë”, shprehet  deputetja Monika Kryemadhi.