Skip to content
Politikë

Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri gjatë festave

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor janë në dispozicion në të gjithë vendin për të përballuar çdo emergjencë gjatë ditëve festive.

Në një postim nga Spitali Universitar i Traumës, Rama vlerësoi përkushtimin e personelit mjekësor që nuk ndalet as në ditë pushimi. “

Përkushtimi dhe kujdesi nuk mungojnë as në ditët festive,” theksoi ai, duke ndarë pamje nga puna në spital.