Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor janë në dispozicion në të gjithë vendin për të përballuar çdo emergjencë gjatë ditëve festive.
Në një postim nga Spitali Universitar i Traumës, Rama vlerësoi përkushtimin e personelit mjekësor që nuk ndalet as në ditë pushimi. “
Përkushtimi dhe kujdesi nuk mungojnë as në ditët festive,” theksoi ai, duke ndarë pamje nga puna në spital.