Skip to content
Bota

Mbi 1 mijë të prekur nga koronavirusi, Trump anulon fluturimet me zonën “Schengen”

· 2 min lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar fluturimet me Europën për 30 ditët e ardhshme, si masë shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Administrata e presidentit bëri me dije se kufizimi do të vendoset për shtetasit e huaj dhe jo për amerikanët, të cilët janë kontrolluar para se të futen në Amerikë.

Trump sqaroi se masat shtrënguese do të merren vetëm për transportin e njerëzve, ndërsa mallrat bëjnë përjashtim.

Që prej shpërthimit të koronavirusit, presidenti amerikan është kritikuar për mosmarrjen e masave për parandalimin e virusit.

Trump shtoi më tej, se BE dështoi në parandalimin e marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke mos kufizuar udhëtimet me Kinën dhe vendet e tjera të prekura.

Ndër të tjera ai tha,  se disa nga rastet e evidentuara në Amerikë, kishin udhëtuar më parë në Europë.

Departamenti i Sigurisë ndërkohë bëri me dije, se do të ndalohen vetëm shtetasit e huaj dhe jo amerikanët apo familjarët e tyre.

Përsa i përket fulturimeve, pezullimet nuk prekin të gjithë Europën, por vetëm zonën “Schengen”.

Në Amerikë janë shënuar 37 vdekje nga koronavirusi, ndërsa numërohen mbi 1 mijë të prekur.

Ditën e djeshme, OBSH shpalli pandemi globale koronavirusin.

Deri më tani në të gjithë globin janë shënuar 118 mijë raste dhe mbi 4 mijë të vdekur.