Skip to content
Aktualitet

Mbetet i lartë numri i të infektuarve në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

· 3 min lexim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë publike shifrat e fundit lidhur me situatën e pandemisë së COVID-19, në vendin tonë. Nga 4,201 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit kanë rezultuar pozitivë 284 persona. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Aktualisht në të gjithë vendin janë aktivë me COVID-19, 1,271 pacientë. Lajm i mirë është se betejën me koronavirusin e kanë fituar 33 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 4,201 testime kanë rezultuar 284 raste të reja me COVID-19, teksa nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në  Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat. Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         284

Të shëruar në 24 orë       33

Të shtruar në spitale       33

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4201

Testime totale             942,728

Raste pozitive             134,487

Raste të shëruara       130,503

Raste Aktive                    1,524

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             543

Shkodër          223

Vlorë               150

Elbasan           134

Fier                  140

Lezhë              86

Durrës             83

Berat               48

Kukës              31

Gjirokastër       28

Korçë               36

Dibër                 13