Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbështetja e Iranit për Hamasin, a pati rol në sulmin ndaj Izraelit?

Lufta ka shkaktuar deri më tani mijëra viktima

11:47 11/10/2023
Reading Time: 3 min lexim

Mbështetja e Iranit për grupin palestinez Hamas është kthyer në qendër të vëmendjes pasi militantët e Hamasit kryen sulme ndaj Izraelit, duke goditur civilë dhe ushtarë, të shtunën e kaluar.

Qindra izraelitë dhe palestinezë janë vrarë ndërsa konflikti përshkallëzohet me shpejtësi. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell sjell më shumë hollësi.

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të shtunën zunë në befasi pjesën më të madhe të fuqive të rajonit, por shumë analistë thonë se Irani mund ta ketë miratuar sulmin më përpara.

“Për vite me radhe Irani e ka mbështetur Hamasin përmes financimeve, stërvitjeve dhe pajisjeve ushtarake. Vendimet që grupe si Hezbollahu, Hamasi dhe Xhihadi Islamik, apo grupe të tjera, të hyjnë në luftë, mund të merren vetëm me miratimin paraprak dhe në mënyrë të qartë nga Irani. Por kjo është shumë ndryshe nga pohimi se Irani i urdhëroi këto grupe që të ndërmerrnin sulmet”, thotë Lina Khatib, nga Instituti për Lindjen e Mesme SOAS, Univerisiteti i Londrës

Irani i ka cilësuar veprimet e Hamasit si “manifestim i rezistencës”, por ka mohuar çdo përgjegjësi.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog bëri përgjegjës “një bosht armik me bazë në Iran”.

Zyrtarët izraelitë thonë se nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta se sulmin e urdhëroi Irani.

“Ky është një operacion që u ndërmor nga një grup palestinez për arsye të vetë palestinezëve. Hamasi nuk vepron, ose përfaqëson regjimin e Iranit. Edhe pse disa prej interesave të tyre mund të përputhen”, shprehet Khaled Elgindy, nga Instituti për Lindjen e Mesme në Uashington.

Cili do të ishte ineteresi i Iranit në rindezjen e konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit?

Aleancat gjeopolitike po lëvizin me shpejtësi. Arabia Saudite dhe Izraeli po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Autoriteti Palestinez, kundërshtar i Hamasit, po merr pjesë në procesin e bisedimeve.

“Marrëveshja përfshin bisedime mes Arabisë Saudite dhe Autoritetit Palestinez. Hamasi nuk ishte pjesë e bisedimeve dhe ndjeu së pari nevojën për të qenë pjesë e çdo zgjidhjeje në konfliktin izraelito-palestinez. Ndaj po flasim për një kontekst gjeopolitik në të cilin Hamasi dhe përkrahësi i tij, Irani, kërkon të përcaktojë agjendën politike”, thekson zonja Khatib.

Ndërkohë bisedimet e Teheranit me Perëndimin mbi rikthimin e Iranit në marrëveshjen bërthamore të 2015 dhe heqjen e sanksioneve, janë ndërprerë.

“Nuk jam i sigurt nëse Irani po kërkon një përballje më të madhe. Ndoshta në thelb është duke kërkuar vëmendje, po përpiqet të bindë fuqitë e mëdha të përfshira në rajon, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, që ta marrin seriozisht rolin iranian në rajon”, shprehet Khalil Jahshan nga Qendra Arabe Uashington DC.

Zonja Khatib thotë se Uashingoni duhet të rishikojë politikat ndaj Iranit.

“Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara është përqëndruar tek çështja bërthamore dhe e ka nënvlerësuar rolin e Iranit në rajon. Them se tani nuk ka dyshime se roli rajonal i Iranit duhet të jetë në qendër të politikave amerikane”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se nuk kishte parë ende prova të drejtpërdrejta të përfshirjes së Iranit në sulmin që ndërmori Hamasi.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se reagimi i vendit të tij do të “ndryshonte Lindjen e Mesme”. Ai nuk shtjelloi se çfarë nënkuptonte një gjë e tillë./VOA

Të lidhura

Horoskopi sot, 8 Maj 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 8 Qershor 2025

Dashi Je si një kometë me një qëllim, Dashi. Kjo javë sjell njohje dhe përgjegjësi. Ngrihu në lartësinë e pritshmërive,...

07:58 08/06/2025
Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Para
Dritan Metaj në qeli, emërohet shefi i ri i komisariatit në policinë e Kurbinit

Dritan Metaj në qeli, emërohet shefi i ri i komisariatit në policinë e Kurbinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 8 Qershor 2025

07:58 08/06/2025
Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.