Mbërrin trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit/ Familjarët shpërthejnë në lot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu edhe siç është lajmëruar mëngjesin e sotëm, ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit trupi i Majorit të vrarë në Letoni, Klodian Tanushi.

Më cermemoni ushtarake Majori është nderuar nga forcat shqiptare, ku të pranishëm përveç familjarëve kanë qenë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Sapo ka mbërritur trupi i pajetë i Tanushit, familjarët kanë shpërthyer në lot, ndërkohë që është duke u bërë ceremonia e parashikuar.

Në 6 maj nga shpërthimi i një mine ka mbetur e vdekur Zarife Hasanaj dhe major Tanushi ka qenë një nga të plagosurit. Pas katër ditësh, Tanushi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

Shpërndaje
Share.

Komento