Mbërrijnë autobusët e parë në Kosovë, 60 persona të prekur nga tërmeti akomodohen në Pejë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria po kalon orë dramatike dhe një ndihmë sadopak e vogël do të ishte e vlefshme.

Deri më tani numërohen 31 viktima, qindra të plagosur, ndërsa mbi 40 persona janë shpëtuar.

Në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur trupa nga Greqia, Kosova, Italia, Turqia dhe vendet e BE-së.

Shumë persona dhe hotele kanë ofruar ndihmën e tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu drejt Kosovës janë nisur disa autobuza. “Telegraf” raporton se autobusat e parë kanë mbërritur në Pejë.

Mësohet se numri i personave të mbërritur është 60 dhe janë akomoduar të gjithë.

Shpërndaje
Share.

Komento