Skip to content
Të Gjitha

Mbaron mbledhja e ministrave\ Rama: “Ja prioritetet.Brenda pranverës nis rindërtimi i banesave të reja”

· 2 min lexim

Pas 8 orësh, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar, që u zhvillua në Golem.

Edi Rama menjëherë pas saj, doli në një konferencë për mediat.

Ai u shpreh se brenda pranverës do të nisë puna për ndërtimin e banesave të reja, ku do të sistemohen edhe ata që sot janë me qira.

Ne kishim mbledhjen e fund-vitit dhe ne bëmë një rezyme të punës së bërë dhe u fokusuam edhe në prioritetet e punëve në vazhdim. Besoj se kemi plan solid për të nisur procesin e rindërtimit. Objektivi ynë që brenda pranverës të jetë nisur gjithçka dhe për 6 muaj, një pjesë e madhe e atyre që janë në banesa individuale, të jenë sistemuar me shtëpi të re.-”, tha Rama.

Po ashtu Kryeministri listoi 7 prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm, duke nënvizuar se do të kalohet edhe ligji që u la përgjysmë për shkak të tërmetit, i ashtuquajturi anti-KCK.

Prioritetet që Rama listoi janë:

Akti kundër krimit të organizuar

-Pakti për universitetin dhe ndërtimi i kampusit universitar

-Ndërtimi i ri i “Akademisë së Sigurisë” dhe “Akademisë së Arteve”

-Ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Rruga Thuman-Rrogozhinë. Tuneli i Llogarasë

-Procesi i legalizimit, Rama premtoi se do i jepet zgjedhje përfundimtare të gjitha zonve, ku nuk ka funksionuar 7501.

-Shërbimet online, që sipas tij do lehtësojnë shqiptarët, pasi do marrë të gjitha dokumentet e nevojshme online nisur nga Janari.

-Mini-Shengeni Ballkanik

I pyetur nëse ka ndonjë rezervë për ministrat ai tha se është bërë goxha punë, por duhet përmirësuar informimi dhe komunikimi publik për punët e tyre.