Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të iniciuar nga Gazment Bardhi, lideri historik i PD, Sali Berisha u shpreh se ndër të tjera u diskutua për mosfunksionimin e Parlamentit.
“U diskutua mbi drejtimin e absolutisht disfunksional të parlamentit, shkelmin nga institucionet të vendit. Braktisjen që i bën Rama parlamentit. Për të gjitha këto deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët për emërimin e Bashës si reporter në KE për konfiskimin e pasurive ruse, Berisha nuk la pa thumbuar: Ka eksperiencë me rusët ai.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...







