Mbarojnë kandidatët gjyqtarë për Kushtetuesen, plani B me prokurorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbarojnë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, boshllëku do të mbushet me prokurorë. Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me mundësinë e rikthimit në sistem të prokurorëve, pas përfundimit të mandatit si Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Apeli ju drejtohet prokurorëve që e kanë kaluar me sukses fazën e vetingut dhe përmbushin kushtet për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Me propozim të Kryetarit të Këshillit, Gent Ibrahimi dhe me miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në seancën plenare, rendit të ditës i është shtuar dhënia e një interpretimi ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndaj kërkesës së prokurorëve për verifikimin e mundësisë e rikthimit në sistemin e prokurorisë të prokurorëve, pas mbarimit të mandatit të tyre eventual në Gjykatën Kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që, me anë të një deklarate, t’u bëjë thirrje publike të gjithë prokurorëve të vendit, të cilët kanë kaluar procesin e vettingut me vendim të formës së prerë, të aplikojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, deri në datën 14 Tetor 2020, kohë kur mbaron afati për pranimin e aplikimeve.

Këshilli deklaron se dispozitat të sipërpërmendura gjatë diskutimeve në mbledhje përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t’u garantuar  prokurorëve që, pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre, në një pozicion barasvlershëm me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht janë shpallur dy vende vakante nga presidenti dhe nga Kuvendi për Gjykatën Kushtetuese.

/Gazeta Reforma/

Shpërndaje
Share.

Komento