Skip to content
Kronikë

Mbante armë zjarri pa leje, shpallet në kërkim 53-vjeçari

· 2 min lexim

Ditën e sotme 53-vjeçari banues në Tropojë, Ilir Murataj është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, Ilir Muratajt.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë | Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Çerem, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. M.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.