Skip to content
Kryesore

Mbante armë zjarri pa leje, në pranga 43-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, duke çuar në arrestimin e tre personave.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndërhynë në një lokal në lagjen nr. 11, ku arrestuan në flagrancë 43-vjeçarin Dritan Agasi.

Gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit, atij iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë, së bashku me një krehër dhe fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të të njëjtit operacion, u vunë në pranga edhe dy shtetas të tjerë: Artur Karamuça, 47 vjeç dhe Florenc Berberi, 43 vjeç, të dy banues në Durrës.

Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kishin dijeni për posedimin e armës nga Dritan Agasi, por nuk e denoncuan pranë autoriteteve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.