Skip to content
Të Gjitha

Mbanin peng një person për të marrë para/ Njëri prej kriminelëve në pranga, tjetri në kërkim

· 2 min lexim

Prej katër ditësh tashmë, një person mbahej peng nga dy persona të tjerë për përfitime parash, mirëpo mëngjesin e sotëm, policia ka arritur që t’i vendosi në pranga autorët.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se shtetasi B.Z në një aksion të policisë është bërë e mundur që të shpëtohet pa asnjë dëmtim.

Ndërkohë njëri nga autorët, E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë është vendosur tashmë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij, B.Xh, është shpallur në kërkim.

Ende nuk ka një të dhënë për bashkëpunëtorin që është arratisur, megjithatë policia lajmëron se është duke punuar për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Operacion i koduar “Plugu”

Operacioni për lirimin e një shtetasi që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material.

Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.  

Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua operacioni policor “Plugu”.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.