Skip to content
Politikë

Mbahet sot Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, prezent Rama dhe Kurti

· 1 min lexim

Sot do të mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Në këtë takim do të jenë prezent të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mësohet se qëllimi kryesor i këtij takimi është që të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji; Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në BERZH dhjetë vjet më parë, në shkurt 2014 dhe, për herë të parë, mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit.

Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in. Sot, BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.