Brexit do të ndodhë dhe kjo nuk diskutohet më sipas kryeministres britanike, Theresa May. May ka thënë se fokusi i saj kryesor është largimi i Britanisë nga BE-ja në 29 mars dhe këtë gjë do ta realizojë.
Kryeministrja tha se liderat e BE janë të vendosur për të gjetur një marrëveshje e cila do ecë mirë dhe pa probleme për të gjitha palët. Por kryeministri holandez, Mark Rutte paralajmëroi May-n se Anglia po merr pjesë në një skenar të paprecedent dhe se duhet të “zgjohet”.
Megjithatë May ka thënë se ende ka shumë gjëra për të bërë, para se plani i saj të shkojë në parlament, megjithatë dalja e Britanisë nuk vendoset në diskutim.
“Britania e Madhe do të largohet nga BE në 29 Mars, me apo pa marrëveshje “, është shprehur kryeministrja britanike.