Skip to content
Kryesore

Masive shkëmbore në Rrugën e Arbrit, firma e ndërtimit rrezikoi shembjen e urës

· 2 min lexim

Ditën e djeshme u raportua se Rruga e Arbrit ishte përfshirë nga masive shkëmbore, duke bllokuar kështu rrugën.

Mësohet se shkak është bërë plasja e një një guroreje pranë fshatit Pojan, nga firma e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”, duke rrezikuar edhe shembjen e urës.

Makineritë janë ende në terren duke u përpjekur të copëzojnë gurët e mëdhenj që zbresin herë pas here nga shpati i malit.

kanë qenë disa të sëmurë të nisur për në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, të cilët kanë mbetur në zonë për rreth tre orë, duke qenë se rruga ishte e bllokuar.

Firma “Gjoka Konstruksion” bën shpërthime në zonë për të siguruar materiale për Unazën e Madhe të Tiranës.

Mirëpo, ky nuk është rasti i parë që kjo firmë ndërtimi shkak probleme në Rrugën e Arbrit, pasi ajo kishte marrë me koncesion këtë rrugë, duke marrë përsipër që ta mirëmbajë.

Por skandali nuk vonoi të dilte, ishte ARRSH-ja ajo qënë cilësinë e autoritetit kontraktor, ka bërë verifikimet e nevojshme per kompanine “Gjoka Konstruksion” dhe ka zbuluar te dhenat e rreme per punet e kryera prej saj ne “Rrugen e Arbrit”.

Spas raportit të ARRSH mbi verifikimin e punimeve në nënkontratën me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Rrugës së Arbrit” faza e parë, segmenti numër 3 Zall Bastar -dalje Ura e Vashës”, punimet e marra përsipër nga operatori “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës.

Pa përmendur këtu punimet në tunele të cilat vijojnë ende dhe shpesh ka dhe probleme në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, madje nuk plotësojnë parametrat e duhur.

Pra, “Gjoka Konstruksion” ka shkelur rregullat e kontratës dhe ka zbrazur thesarin e shtetit për këto punime.