Mashtruan me tenderin, ARRSH fiton gjyqin 2.2 milionë euro ndaj kompanisë DH Albania
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka fituar gjyqin ndaj dy shoqërive të sigurimit të kompanisë DH Albania, në tenderin për lotin e parë të Unazës së Tiranës.
Ka qenë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë që ka urdhëruar dy shoqëritë e sigurimit, ku këto të fundit patën lëshuar garancinë financiare të DH Albania, të paguajnë 2.2 milionë euro për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Konflikti për garancinë financiare nisi pas skandalit që u përhap në media në lidhje me falsifikimin e dokumenteve. Pasi u zbulua se DH Albania kishte falsifikuar dokumentet, qeveria jonë u detyrua që të prishte kontratën për lotin e parë të unazës
Kur nisën procedurat nga ana e shtetit shqiptar për të sekuestruar garancinë financiare të kompanisë, shoqëritë e sigurimit refuzuan të paguajnë.
Nëpërmjet një shkrese të drejtuar Autoritetit Rrugor, kompanitë të cilat kishin siguruar ofertën e DH Albania, pretendonin se garancia e tyre mbulonte realizimin e punimeve dhe jo vërtetësinë e informacionit të paraqitur nga kompania DH Albania.
Sipas tyre, kjo duhet të ishte detyrë e institucioneve të shtetit shqiptar.
Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Autoritetit Rrugor, kompanitë që kishin siguruar ofertën e DH Albania, pretendonin se garancia që ato kanë lëshuar mbulonte realizimin e punimeve dhe jo vërtetësinë e informacionit të paraqitur nga DH Albania, sipas tyre ishte detyrë e vetë institucioneve te shtetit.
Autoriteti Rrugor i paditi shoqëritë e sigurimit në gjykatën administrative duke kërkuar arkëtimin e 2.2 milionë eurove të garancisë.
Nuk dihet nëse cështja do të shkojë në gjykatën e apelit, ku vendimi merr formën e prerë.