Një burrë 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka mashtruar disa njerëz për të fituar para. Ky person, i cili jeton në Norvegji, pretendonte se mund t’iu siguronte atyre vende pune jashtë vendit dhe pjesëmarrje në një biznes në Norvegji, por në fakt u merrte shuma të mëdha parash. Tani ai është nën hetim dhe çështja është dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Kjo është pjesë e një operacioni të madh të quajtur “Pakti”, i organizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare për të luftuar mashtrimet financiare dhe për të sjellë para drejtësisë ata që bëjnë krime të tilla.
U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...








