Dhunohet në zonën e ‘ish-Bllokut’ avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi (DETAJET)

Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, është sulmuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:50 në zonën e ish-Bllokut. Personat që e sulmuan janë ende të paidentifikuar dhe avokati ka pësuar lëndime për pasojë të sulmit. Ai është dërguar në spital dhe tani gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Policia po punon për të gjetur dhe arrestuar autorët e këtij sulmi, duke përfshirë edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të ndihmuar në identifikimin e tyre. Dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë në këtë akt.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lexo më tej
Ngjela kërkon dorëheqjen e Ramës: Domosdoshmëri historike, përndryshe rrezikon SPAK-un
Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij…
Europa dhe Komiteti i Helsinkit alarm për dhunën barbare të policisë ndaj fëmijëve e protestuesve, Skënder Hita mbron efektivët e tij: “Nuk jemi armiq të popullit”!
Ndërsa nga Parlamenti Europian dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit vijnë kritika të forta për dhunën policore ndaj studentëve,…
Qeveria hap “Dëmi im” për protestat, po ku të aplikojnë shqiptarët për miliardat e aferave?
141 ditë protestë, pesë ditë përshkallëzim, përplasje në rrugë, studentë që denoncojnë dhunë policore dhe një kërkesë të…
Presidenti imagjinar dhe takimet imagjinare: Begaj do të zgjidhë krizën?!
Shqipëria paska pasur një zgjidhje për krizën gjatë gjithë kësaj kohe. Ne thjesht nuk e dinim. Quhet Bajram…