Një burrë 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka mashtruar disa njerëz për të fituar para. Ky person, i cili jeton në Norvegji, pretendonte se mund t’iu siguronte atyre vende pune jashtë vendit dhe pjesëmarrje në një biznes në Norvegji, por në fakt u merrte shuma të mëdha parash. Tani ai është nën hetim dhe çështja është dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme. Kjo është pjesë e një operacioni të madh të quajtur “Pakti”, i organizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare për të luftuar mashtrimet financiare dhe për të sjellë para drejtësisë ata që bëjnë krime të tilla.
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve
Mes lotëve, dhimbjes dhe revoltës, familja e efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i vrarë një ditë më parë...








