Masat ndaj koronavirusit, Rama prezanton spitalin COVID4

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në godinën e Universitetit “Kristal”, e cila do të shërbejë si spital për kurimin e personave të prekur nga koronavirusi.

Shefi i qeverisë bëri me dije se godina do të jetë spital vetëm për të sëmurët bazë dhe jo ato që ndodhen në terapi intensive.

“Sfida jonë është që brenda 30 ditëve do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

Rama u shoqërua edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila dha detaje se si do të transformohet godina e re.

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katërt se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se deri më tani janë funksional COVID1 që është Infektivi, me 120 shtretër, COVID2 spitali “Shefqet Ndroqi” me 190 shtretër dhe COVID3, do të jetë spitali i Traumës.

Aktualisht numri i të prekurve ka shkuar në 174, prej të cilëve 17 të shëruar dhe 6 viktima.

Në spitalin Infektiv ndodhen 73 pacientë, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shpërndaje
Share.

Komento