Masat kundër koronavirusit, Tomini: Qytetarët në fund të muajit do të jenë totalisht të çliruar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomimi, ka folur ditën e sotme për situtatën e Covid-19 në Shqipëri.

Ajo u shpreh se masat duhen lehtësuar akoma dhe do lehtësohen në ditët në vijim.

Në një intervistë për “Ora News”, Tomini u shpreh se po monitorohet ecuria e Covid-19 dhe se në fund të majit mund të ketë një heqje të kufizimeve deri në heqjen totale të tyre.

“Stina e verës të indukton lëvizjen. Jemi duke monitoruar përkundrejt disa kritereve që janë shumë favorizuese për lehtësimin e masave, dhe të heqjes së kufizimeve.

Është e rëndësishme që  ky monitorim të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.

Besoj që fundi i majit të na sjellë këto indikatorë po stabël, për të sjellë relaksim të masave, sikurse janë kufizimet e fundjavës, lëvizja e automjetet dhe transporti publik, në të gjithë vendin, pa pasur kufizime.

Shpresojmë që këta indikatorë kundrejt rritjes së numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital, të cilat po monitorohen, që java në vijim të çojë drejt fundit ose relaksimit total në raport me Covid-19”, u shpreh Tomimi.

Shpërndaje
Share.

Komento