Masakra e rusëve, zbulohet një tjetër varr masiv në Ukrainë

Rusët kanë kryerë masakra të tmerrshme në Ukrainë dhe viktimat janë masive. Ukraina ka deklaruar se ka zbuluar një tjetër varr masiv pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.
Një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova beri lajmin me dije.
“Ne në fakt tani, vetëm për këtë mëngjes, kemi 1222 njerëz të vdekur vetëm në rajonin e Kievit,” tha Venediktova në një intervistë për Sky Neës të Britanisë.
Megjithatë, ajo nuk specifikoi nëse trupat e zbuluar ishin ekskluzivisht të civilëve. Venediktova vuri në dukje gjithashtu se 5,600 hetime ishin të hapura për krime të dyshuara lufte që nga fillimi i pushtimit rus. Duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin “krimineli kryesor i luftës i shekullit të 21-të”, ajo tha se ishin 500 kriminelë rusë të identifikuar të luftës.
Theksojmë se deri me tani jane zbuluar disa varre masive por asnjë me keto përmasa. Kujtojmë që ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje vendeve të grupit G7 të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë pas vrasjes masive të civilëve në qytetin Bucha pranë kryeqytetit Kiev.