Masakër në zemër të Manhattanit: 5 të vrarë dhe panik masiv pas të shtënave në Park Avenue

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Midtown Manhattan, ku Shane Devon Tamura hapi zjarr brenda një godine shumëkatëshe në adresën 345 Park Avenue, duke shkaktuar pesë viktima dhe një valë paniku në një nga zonat më të populluara të qytetit.
Sipas dëshmitarëve okularë, të shtënat dhe britmat përfshinë zonën vetëm pak minuta para orës 18:30, pikërisht në kohën kur qindra punonjës po dilnin nga zyrat pas përfundimit të orarit të punës.
“Në fillim u duk si dy të shtëna të shpejta dhe më pas ai hapi zjarr,” tha për Associated Press Nekeisha Lewis, e cila ndodhej në një restorant aty pranë duke darkuar me miqtë. Ajo përshkroi skena paniku, ku dritaret shpërthyen dhe një burrë u pa teksa dilte me vrap nga ndërtesa, duke bërtitur: “Ndihmë, ndihmë. Më kanë qëlluar.”
Paniku përfshiu menjëherë edhe ndërtesat përreth. Punonjës të sektorit financiar që ndodheshin pranë vendngjarjes thanë se ishin duke marrë ushqim kur dëgjuan të shtënat dhe panë njerëzit të vraponin nëpër rrugë.
“U kthye gjithçka në një skenë kaosi, një frikë kolektive,” tregoi Anna Smith, e cila u strehua së bashku me persona të tjerë në një ndërtesë zyrash aty pranë. Ata qëndruan të izoluar për rreth dy orë, derisa morën leje nga autoritetet për të dalë.
Ngjarja ndodhi në një orar tepër të ngarkuar dhe në zemër të Manhattanit, duke tronditur një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Autoritetet kanë nisur hetime të plota për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj masakre, ndërsa dëshmitë e të mbijetuarve pritet të ndihmojnë në rindërtimin e ngjarjes së rëndë.
Lexo më tej
Vodhën tubat e bakrit për t’i shitur dhe shkaktuan shpërthimin fatal në Athinë ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje shqiptare, arrestohen 3 persona, mes tyre një shqiptar
Tre persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar nga policia greke si të dyshuar për shkaktimin e shpërthimit…
Paketa Fiskale 2027/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Rritja e taksave rrezikon shtrenjtimin e jetesës në Shqipëri
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) kundërshton rritjen e taksave të propozuara nga qeveria në Paketën Fiskale…
Vrasja e Arlinda Zekajt, dorëhiqet drejtori i Policisë së Kosovës pas dështimeve institucionale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas reagimeve të shumta…
Unioni Turistik kundër Paketës Fiskale 2027: Rritja e taksave godet bizneset dhe konkurrueshmërinë
Unioni Turistik Shqiptar ka kundërshtuar Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e TVSH-së nga 6% në 10%…