Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masakër në Itali/ 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

10:47 06/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër krim i rëndë tronditi opinionin publik në Itali, ku trupi i pajetë i një 30-vjeçareje rumune u gjet i masakruar në rrethana makabre.

Maria Denisa Paun, e njohur me emrin “Adas”, punonte si eskortë dhe kishte humbur kontaktet me familjen më 15 maj në qytetin Prato.

Trupi i saj, i djegur pjesërisht dhe pa kokë, u zbulua më 4 qershor në një zonë të pyllëzuar në Montecatini Terme, pranë një shtëpie të braktisur.

Hetimet e karabinierëve çuan në arrestimin e një bashkëkombasi të saj, Vasile Frumuzache, 32 vjeç, roje sigurie dhe baba i dy fëmijëve.

Pamjet e kamerave e tregojnë atë duke hyrë në hotelin ku qëndronte Denisa dhe më pas duke dalë me një valixhe të bardhë, në të cilën ndodhej trupi i viktimës.

Arrestimi u bë i mundur falë gjurmimit të GPS-it të makinës së autorit dhe analizës së të dhënave telefonike.

Në dëshminë e tij, Frumuzache tha se kishte kryer vrasjen pasi viktima e kishte shantazhuar me faktin që ai ishte i martuar, duke i kërkuar 10 mijë euro për të mos e zbuluar.

Ai pranoi se e kishte vrarë, i kishte prerë kokën dhe më pas kishte djegur pjesërisht trupin dhe kokën në një kopsht.

Ky krim i rëndë i shtohet një vale rastesh të ngjashme të raportuara kohët e fundit në Itali, ku dhuna ndaj grave ka marrë trajta të tmerrshme.

Rast pas rasti: një zinxhir vrasjesh mizore

Më herët, më 2 prill, policia gjeti trupin e 24-vjeçares Ilaria Sula brenda një valixheje në Romë, pas zhdukjes së saj më 25 mars.

Ish-i dashuri i saj filipinas pranoi vrasjen, duke treguar se e kishte therur me thikë në apartamentin e tij dhe më pas fshehur trupin. Ai madje ndaloi rrugës për të blerë cigare, ndërsa kufoma ndodhej në makinë.

Një tjetër viktimë, vetëm 14 vjeçe, u gjet e vrarë në Napoli. Martina Carbonaro ishte zhdukur më 26 maj dhe u zbulua disa ditë më pas e mbuluar me një dyshek në një ndërtesë të braktisur. I dyshuari kryesor, Alessio Tucci, 18 vjeç, pranoi se e kishte vrarë gjatë një sherri pas ndarjes, duke e goditur me gurë në kokë.

Në të tre rastet, viktimat kishin shfaqur shenja frike përpara zhdukjes. Denisa kishte paralajmëruar familjen se ndjente rrezik, por në mesazhin e fundit i kishte thënë nënës: “Jam mirë, do shihemi të shtunën.” Një ndjesi e rreme sigurie që fatkeqësisht u shua në mënyrë tragjike.

Ngjarjet ngrejnë alarmin për përmasat e dhunës ndaj grave në Itali dhe nevojën për ndërhyrje më të hershme nga institucionet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Masaker ne italiromune

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, i moshuari kanoset me biçak

Furnizonte me kokainë lokalet në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English