‘Masakër’ automobilistike në akset e Jugut/ 7 të plagosur në dy aksidente. Ja në cilat rrugë…
Dy aksidente automobilistike janë shënuar këtë mbrëmje në akset kryesore të Jugut të vendit, ku nga sa mësohet deri tani ka pasur një bilanc paraprak prej 7 të plagosurish.
Aksidenti i parë ndodhi në aksin Tepelenë-Mallakastër, ku 5 persona mbetën të plagosur.
Një automjet tip ‘Toyota’ me targa greke u përplas me një kamionçinë, teksa mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6-vjeçar.
Në autoveturë ndodheshin 5 familjarë, prej të cilëve një grua e cila është në reanimacion.
Automjetit tip “Toyota” po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës, ndërkohë që i është prerë rruga nga kamionçina që vinte nga një rrugë sekondare e fshatit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në autoveturë udhëtonte çifti i bashkëshortëve nga Fieri, së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijës.
Të pestë të lenduarit u shtruan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë që njëri prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, është shtruar në reanimacion me plagë të rënda.
Një aksident tjetër u regjistrua më pas ku dy automjete janë përplasur tek ”Kthesa e Mbretit” në aksin nacional Fier-Patos.
Një automjet tip “Fiat Doblo” me targa “AA 759 HI”, është përplasur me një automjet tip “Opel Zafira” me targa “AA 084 ZN”.
Në automjetin tip “Fiat Doblo” udhëtonte drejtuesi i mjetit me bashkëshorten. Të plagosur lehtë kanë mbetur vetëm dy drejtuesit e mjeteve që ndodhen në spitalin e Fierit dhe po marrin mjekimin.
Policia ndodhet në vend-ngjarje e po zbardh shkaqet e këtij aksident. Pasditen e sotme janë regjistruar edhe dy aksidente të tjera afër njëri-tjetrit, i pari në Krahës të Memaliajt, ku brenda oborrit të banesës furgoni ka rrëshqitur prej pjerrësisë dhe përplasi për vdekje një të moshuar, teksa plagosi në këmbë të birin.
/GazetaReforma.com/