Ditën e sotme analisti Ben Andoni nëpërmjet një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në vend me fokus protestat e organizuara pas tragjedisë së Himarës ku humbi jetën një 7 vjeçare.
Andoni tha se protestat nuk ishin organizuar nga shoqëria civile, por nga politika që nuk linte asnjë rast pa shfrytëzuar. Ndërsa tha se protesta e heshtur do kishte një forcë më të madhe sepse dhimbja për humbjen e vogëlushes kalonte çdo kufij.
“Në protestën e bërë, nuk besoj se ishte tamam shoqëria civile, ju e patë se menjëherë aty u kanalizua politika. Nuk e besoj se aty morën pjesë vetëm qytetarë të thjeshtë. Protesta reale e shoqërisë civile pothuajse nuk ka prezencë fare. Sa herë e kanë mbajtur larg politikën, militantët e të gjitha palëve politike e kanë braktisur protestën. Mjafton të shikojmë protestën në vetvete. Protesta do kishte një forcë më të madhe nëse do të ishte në heshtje. Sepse dhimbja për humbjen e vajzës e kalon çdo kufij të mundshëm, krahasuar me sloganet e hedhura ty të cilat ishin komplet politike. Gjëja që më shqetëson personalisht është se politika mundohet të shfrytëzojë gjithcka në vendin tonë.
Nëse do kishin kaq respekt për publikun, duke filluar nga Berisha tek Meta dhe tek Rama do kishin luftuar që referendumi të ishte i përhershëm tek ne, të kalontë në parlament. Por nëse keni parë me kujdes asnjërit prej politikanëve nuk u vjen mirë kur flitet për referendum. Vetëm kur u duhet për shfaqjen e tyre atëherë i kthehen nocionit të referendumit”– u shpreh Andoni.