Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Marrëveshja me Italinë/ Sot pritet të mbërrijnë në Shëngjin 30 emigrantë të dëbuar

10:16 28/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër grup emigrantësh pritet të mbërrijë sot në Shëngjin, teksa anija “Spica” e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 persona në bord, është nisur në orët e para të mëngjesit nga porti i Brindisit.

Sipas informacioneve paraprake, në bord ndodhen shtetas të kombësive të ndryshme.

Ministria e Brendshme italiane ka konfirmuar se 30 emigrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra në Gjadër.

Sipas dekretit të qeverisë italiane, qëndrimi në kampin e Gjadrit mund të zgjasë deri në 18 muaj, për emigrantët që nuk përfitojnë të drejtën e azilit dhe presin deportimin.

Fillimisht, qendra në Gjadër ishte parashikuar të përdorej për strehim të përkohshëm, për një periudhë jo më shumë se 28 ditë, për emigrantët e shpëtuar në det.

Por me dekretin e ri të qeverisë Meloni, ajo do të funksionojë edhe si qendër ndalimi për ata që konsiderohen të padëshiruar dhe që do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ndërkohë, pritet edhe vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, pas apelimit të bërë nga Gjykata e Romës, e cila deri tani nuk ka njohur legjitimitetin e ndalimeve ndaj emigrantëve të shpëtuar dhe më pas transferuar në Shqipëri.

Argumenti kryesor lidhet me listën e vendeve të sigurta, që sipas qeverisë italiane duhet të jetë individuale për çdo shtet, çka ka krijuar mosmarrëveshje juridike brenda sistemit italian dhe me BE-në.

Në janar 2025, në kampin në Shëngjin mbërriti grupi i tretë dhe më i madh i emigrantëve, pas dy valëve të mëparshme në tetor dhe nëntor. Në të tre rastet, gjyqtarët italianë nuk pranuan ndalimin e tyre në objektet shqiptare, duke kundërshtuar pretendimet e qeverisë italiane mbi listimin e vendeve të sigurta.

Marrëveshja mes kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, e arritur në vitin 2023, u kritikua gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat e konsideruan një përpjekje për të zhvendosur trajtimin e çështjes së emigrantëve drejt vendeve më të dobëta institucionalisht.

Megjithatë, më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë qeverisë Meloni, duke konfirmuar se vlerësimi për vendet e sigurta i takon Ministrisë së Jashtme dhe jo gjyqësorit. Kjo e hapi rrugën për vijimin e projektit, i cili, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita italiane për shkak të kostos prej 800 milionë eurosh, është parë nga disa liderë evropianë dhe Komisioni Evropian si një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë kufijve të BE-së.

Etiketa: emigranteMarrveshja me italine

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
SPAK/ Dëshmon vëllai i Jani Prengës

Rrëmbimi i Jan Prengës, mbahet në GJKKO seanca për Festim Bexhdilin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.