Skip to content
Politikë

Marrëveshja mazhorancë-opozitë, reagon ambasadori i BE

· 1 min lexim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social “X” pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

Gonzato u shpreh se ai mirëpret vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamentare.

Gonzato theksoi se delegacioni i BE në Shqipëri ka përsëritur vazhdimisht se një parlament funksional është kyç për procesin e integrimit të vendit drejt BE-së.

“Përshëndes vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i BE ka përsëritur se një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit drejt BE”, u shpreh Gonzato.