Skip to content
Rajoni

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Kosova do të nderojë presidentin Trump me “Urdhrin e Lirisë”

· 1 min lexim

Kosova do t’i japë presidentit amerikan Donald Trump një medalje për rolin e tij në ndihmën që i dha  Kosovës dhe Serbisë në arritjen e marrëveshjes që synon normalizimin e marrëdhëniegebtë ekonomike mes dy vendeve, shkruan Reuters.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga Reuters, informoi se Trump do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.

Dy ndihmës të Trump, këshilltari i sigurimit kombëtar Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ndërkohë kujtojmë se para pak kohësh Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington për një bashkëpunim ekonomik, ndërsa lanë pezull çështjen e normalizimit politik.

Në letrën e tij drejtuar Trumpit, Thaçi shpreh “mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e dhënë në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, duke e ftuar presidentin e SHBA për të vizituar Kosovën.