Skip to content
Politikë

Mandati i Olta Xhaçkës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

· 2 min lexim

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është pyetur sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin për Xhaçkën dhe pranoi padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes.

Kryetarja e Kushtetueses tha se të vësh në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve”, tha ajo.

Duke u rikthyer te vendimi i 24 janarit, Kushtetuesja detyroi Kuvendin të sillte mandatin e Olta Xhackes, por Kuvendi nuk e zbaton këtë vendim.

Kujtojmë se opozita nuk pajtohej me mandatin e deputetes, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall “investitor strategjik” nga qeveria.

Shumica e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese i dha të drejtë kërkesës së 1/10 së deputetëve të opozitës, duke i rrëzuar si antikushtetuese vendimet e Kuvendit për dy raportet e Këshillit të Mandateve lidhur me mandatin e Xhaçkës.