Skip to content
Të Gjitha

Mandatet/ Rama “u ndalon” TV-në ministrave: “Asnjë debat me ish-deputetët e opozitës”

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë porosi deputetëve dhe ministrave që mos dalin në debate televizive me ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë djegur mandatet.

“Mos dilni në debate televizive me ata që kanë djegur mandatet nga opozita. Nuk duhet të dilni në debat me “të arratisurit” nga Kuvendi”- mësohet t’i ketë thënë Kryeministri Rama deputetëve dhe ministrave të kabinetit, sipas “Oranews”.

“Ata nuk janë pala tjetër e Parlamentit dhe meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”- ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama.