Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një pamje nga brenda spitalit Infektiv. Në një foto të publikuar në mediat sociale, Manastirliu shkruan se pacientët janë shtuar në spital dhe kanë simptoma të shtuara.
Ministrja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë mjekët, të nxitet ndjenja e përgjegjshmërisë për çdo qytetar dhe të respektohen masat sa më shumë, që të mundëoshet ndërprerja e zinxhirit të përhapjes së COVID-19.
Postimi i plotë
📍SPITALI INFEKTIV
Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19.
#Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit #COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë!
T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID19🙏🏼
↔️Ruaj distancën nga të tjerët
😷Vendose maskën
🧼Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive
#BASHKË kundër #COVID19