Skip to content
Të Gjitha

Manastirliu jep lajmin e mirë:”132 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-19”

· 1 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 132 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Ndërkohë ditën e djeshme është shënuar dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, duke e çuar në 4791 numrin total të të shëruarve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1032400223882694/?extid=ufbQlqswvRu2ACXV&d=n

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes