Makinat përplasen në autostradë nga shpejtësia e lartë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre automjete janë përplasur në një autostradë në Itali, pasi ishin me shpejtësi të lartë. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 41-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se një 41- vjeçari i lindur në Shqipëri dhe me banim në Treviso, humbi jetën për shkak të përplasjes së fortë dhe plagëve të marra.

Bëhet me dije se në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikëset si dhe është bllokuar njëri sens i autostradës.

41-vjeçari po drejtonte mjetin “Fiat Doblò”, në momentin kur u përplas me një mjet “Peugeot 208” dhe një “Fiat Panda”.

Më herët në atë zonë ishin përplasur dy mjete të tjera. Kalvari i automjeteve i krijuar ka sjellë edhe aksidentin tragjik që i mori jetën shqiptarit.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “A13 Bologna-Padova” midis “Villamarzana” dhe “Rovigo” drejt Padovës.

Shpërndaje
Share.

Komento