fbpx

Makina përplaset me trafikndarësen në Vorë, një person ndërron jetë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Vorë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Bëhet me dije se në fshatin Gjokj, shtetasi me iniciale H.S ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga e më pas është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e palgëve të marra gjët aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, shtetasi S.S., 80 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi I mjetit ka pësuar gjithashtu dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjeëkve.Policia njofton se grupi hetimor është duke punuar për shqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë:

Njoftimi i Policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesi 33-vjeçar  i një mjeti tip “BMW”

 

Shpërndaje
Share.

Komento