Skip to content
Kronikë

Makina përplaset me barrierën mbrojtëse në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ndërron jetë 33-vjeçari

· 2 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit. Një automjet tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Si pasojë, drejtuesi 33-vjeçar ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se ky nuk ka qenë i vetmi aksident tragjik gjatë ditës së sotme, pasi rreth orës 17:35 në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë drejtuesi i një mjeti tip “Benz” përplasi për vdekje një këmbësor. Ndërkohë, në aksin Qafë Thanë-Librazhd një autobus u përplas me një furgon dhe pasojë humbi jetën drejtuesi i i furgonit, ndërsa u plagosën katër shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobus.