Skip to content
Kronikë

Makina përplas të moshuarën në Pogradec dhe largohet (Detajet)

· 2 min lexim

Mëngjesin e sotëm një aksident është regjistruar në Pogradec, ku një makinë ka përplasur një grua dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Bëhet me dije se 74-vjeçarja ka shkuar  e plagosur në spital dhe ndodhet nën kujdesin  e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë 74-vjeçarja ka deklaruar në spital se është rrëzuar vetë, këtë e ka thënë pasi ka marrë veten pasi deri në momentin e raportimit nga policia ajo nuk kishte deklaruar ende.
Megjithatë në zonë ka kamera sigurie dhe policia në bazë të pamjeve pritet të bëjë sqarimin e plotë.

Sipas infomacioneve policore drejtuesi i një automjeti ka ndaluar e ka ndihmuar të ngrihet pasi kishte rënë në kokë dhe më pas është larguar sapo ka ardhur ambulanca.

Njoftimi i policise:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.