Një aksident i frikshëm është regjistruar ditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”.
Një 14-vjeçar dhe nëna e tij, M.B 36 vjeç, janë përpasur nga një makinë tip “Volkswagen”.
Gruaja është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa djali i saj nuk ka mundur të mbijetojë, shkruan “Shqiptarja.com”.
Shkaktari i këtij aksidenti është një 20-vjeçar me iniciale R.S, banues në Dërmenas.
Ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, por u kap menjëherë nga policia.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.