Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas për vdekje 14-vjeçarin në Fier, nëna e tij në gjendje të rëndë në spital

· 1 min lexim

Një aksident i frikshëm është regjistruar ditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”.

Një 14-vjeçar dhe nëna e tij, M.B 36 vjeç, janë përpasur nga një makinë tip “Volkswagen”.

Gruaja është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa djali i saj nuk ka mundur të mbijetojë, shkruan “Shqiptarja.com”.

Shkaktari i këtij aksidenti është një 20-vjeçar me iniciale R.S, banues në Dërmenas.

Ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, por u kap menjëherë nga policia.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.