Ka humbur jetën këtë pasdite një 71 vjeçar në Tiranë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në Institutin Bujqësor ku një mjet me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin nr.3 për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.