Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1, shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç.
64-vjeçari po transportohet menjëherë për në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.