Makina merr para biçikletën dhe motorin, plagosen rëndë 2 persona në Shkodër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një makinë ka përplasur një motor dhe një biçikletë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ku i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policise së Shkodrës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë të ndodhur sot në rrugët e Shkodrës.

Shpërndaje
Share.

Komento