Skip to content
Të Gjitha

Makina iu grabit çiftit te “Casa Italia”, dalin detaje të reja për atentatin në Lushnje

· 1 min lexim

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit, Besnik Hida, mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar, teksa po pinte kafen e mëngjesit.

Më pas autorët u larguan me shpejtësi me një makinë.

Mjeti ndërkohë u gjet i djegur pak më vonë, në lagjen “Sarave”, pranë autostradës.

“Balkanweb” ka mësuar, se mjeti i djegur u vodh mbrëmjen e së martës pranë “Casa Italias” në Tiranë.

Persona të maskuar dhe të armatosur, pasi dhunuan çiftin që ndodhej brenda, i morën makinën tip “Fiat” nën kërcënimin e armës.

Hetimet kanë dalë në konkluzionin se makina e djegur ishte pikërisht ajo e çiftit në Tiranë.

Si grabitja ashtu edhe vrasja nuk kanë një autor.

Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës janë duke bërë këqyrjen e mjetit, me qëllim nxjerrjen e ndonjë prove, për ta çuar më pas në laboratorin shkencor.